Mançester Junajtidi do të heqë “Rregullin Ronaldo” për rrogat!

Nuk do të ketë më paga mbi 200 000 paundë stërlina në javë, dhe ky duket se është vendimi i trajnerit Erik Ten Hag, që do të përkrahet nga drejtuesit. Mançester Junajtidi pritet të ketë një strukturë rrogash më “modeste”, ndërsa “Rregulli Ronaldo” do të hiqet. Ky rregull, që ishte në fuqi në mënyrë të pashkruar që nga koha e ish-shefit ekzekutiv, Ed Uduord, kur ai mori Kristiano Ronaldo për një pagesë tepër të lartë. i pari që do të preket nga ndryshimi do të jetë portieri De Gea që merr 375 000 paundë stërlina në javë, dhe që do të duhet të kënaqet me diçka rreth 200 000. Për momentin, disa nga lojtarët kryesorë si Kasemiro, Bruno Fernandes, Megajer apo Varan janë pikërisht në këtë nivel.

Sfidanti.al