Ai ishte një kapiten nga ata me përgjegjësi të madhe. Paolo Maldini nuk mund të largohej kurrë nga Milani, dhe jo vetëm për atë që përfaqësonte vetë, por edhe sepse ishte i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme nga trashëgimia e familjes.
Këtë e kuptoi mirë edhe trajneri më i madh i futbollit i 40 viteve të fundit, Sër Aleks Fergusoni, kur vendosi ta kërkonte Paolon për Mançester Junajtidin. Për këtë, takoi babanë e tij, Çezare Maldinin, edhe ai ish-yll i Milanit dhe i kombëtares italiane.
Përgjigja e Maldin të Vjetrit ishte për lapidar, dhe sot e kujton vetë Fergusoni. “Çezare Maldini më tha se gjyshi i tij ishte i Milanit, babai i tij ishte i Milanit, ai vetë ishte i Milanit dhe djali i tij ishte i Milanit, pra duhej ta harroja këtë gjë”, – u shpreh fisniku i futbollit britanik.
Çezare luajti 12 vjet për Milanin (1954-1966), fitoi 4 tituj në Serinë A dhe një Kupë të Kampionëve. Luajti 14 ndeshje për Italinë, dhe drejtoi Italinë U21 në fitoren e Kampionatit Europian tri herë, duke vendosur një rekord.
Paolo veshi fanelën kuqezi nga 1985 deri në 2009, pra pr 24 vjet, dhe luajti mbi 1 000 ndeshje në karrierë (902 me Milanin, 126 me Italinë). Fitoi 7 tituj në Serinë A, pesë Kupa të Kampionëve dhe Champions, 5 Superkupa të Europës, dy Kupa Interkontinentale, një Kupë të Botës për Klubet, 5 Superkupa të Italisë, një Kupë të Italisë, pra 26 trofe të mëdhenj. Edhe djali i tij, Kristiani, luan futboll, ndonëse jo në nivelin e gjyshit dhe babait.
Sfidanti.al