“Bie” edhe Vrsaljko, Interi me 20 mbrojtës në 9 vjet!

Erdhi me kredenciale shumë të mira nga Kupa e Botës dhe La Liga e Spanjës. Shime Vrsaljko u bashkua në verë me Interin, pasi shkëlqeu me Kroacinë dhe Atletikon e Madridit, veçse tashmë duket se do të largohet nga “San Siro”. Dëmtimi bën që ai të operohet, dhe rikuperimi do të jetë disi i gjatë, ndaj Interi nuk pritet ta blerë kartonin e tij. Do të duhen 17.5 milionë euro të tjera, përveç 6.5 milionë eurove paguar për huazimin, por klubi zikaltër mendon se tani nuk ia vlen më.

“Rënia” e Vrsaljkos bën që numri i mbrojtësve të krahut që kanë ardhur e ikur nga Interi të jetë plot 20 në 9 vjet. “La Gazeta delo Sport” i numëron: Nagatomo, Zhonatan, Skeloto, Tejes, Montoja, Ansaldi, Erkin, Kanselo, D’Ambrozio, Dodo, Kampanjaro, Santon, Miangue, Dalber, Asamoah, Vrsaljko, Sedrik. Janë 17 të numëruar, por mund të shtohen edhe disa të tjerë. Duket se do të jetë pikërisht Sedrik, mbrojtësi i ri i krahut të Interit, me shpresën që të mos “rrëzohet” edhe ai.

Sfidanti.al