Në Francë “shpërthen” një tjetër çështje, këtë herë është klubi i Lyon që do t’i drejtohet Ligës Profesionale të Futbollit me një ankesë zyrtare ne lidhje me transferimin e Kvaratskhelia-s te PSG. L’Equipe shkruan se presidenti i klubit francez pretendon se transferimi i gjeorgjianit është i paligjshëm. Gjithnjë sipas numrit 1 Lyon, Kvara mund të regjistrohej vetëm në bazë të financimeve të brendshme dhe jo me ndihma nga jashtë, me para të fituara në klub. Ai pretendon se ish sulmuesi i Napolit nuk duhej të zbriste në fushë në sfidën e fundit në Francë, që përkoi pikërisht kundër tyre. PSG fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lyon. Nëse pretendimet e presidentit të Lyon do të vërtetoheshin, PSG do të humbiste ndeshjen në tavolinë, por 3 pikët nuk do t’i shkonin Lyon-it.
sfidanti.al