Anglia me mungesa kundër Shqipërisë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel pritet të ketë jo pak problematika në prag të duelit ndaj Shqipërisë në muajin mars, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Një lumë dëmtimesh kanë goditur yjet kryesore të “tre luanëve”. John Stones mbetet në pikëpyetje për gjendjen fizike. Qendërmbrojtësi pritet të mungojë për të paktën dy muaj, ndërsa jashtë planeve besohet se ka dalë edhe Luka Shaw.

Kobbie Mainoo dhe Angel Gomes e kanë thuajse të sigurt mungesën ndaj Shqipërisë. Në sulm, ylli i krahut Bukayo Saka është jashtë fushës pas operacionit, siç është edhe talenti Madueke, ndërsa Dominic Solanke nuk është rikuperuar ende nga një problem në gju. Sfida mes Anglisë dhe Shqipërisë është programuar për tu luajtur më 21 Mars në stadiumin ikonik “Wembly”.

 

sfidanti.al