Luizito Suarez: Nëse nuk ia jepni Topin e Artë Levandovskit, i jap timin!

Ishte fitues i çmimit të madh të “Frans Futbollit” në 1960, pra më shumë se 60 vjet më parë. Luizito Suarez ka qenë një lojtar i madh i Interit dhe i Barcelonës, dhe argjentinasi është shumë i qartë përsa i përket garës së këtij viti. Dorëzimi i çmimit të Topit të Artë do të bëhet shpejt në Paris, dhe Suarezi thotë se e meriton Levandovski. “Jepjani trofeun Levandovskit, – thotë Suarezi, – me të vërtetë, nëse nuk ia japin, do të jem i detyruar t’i jap Topin tim të Artë”. Levandovski ishte favorit absolut vjet, por cemonia nuk u zhvillua për shkak të Kovidit, ndërsa ka shumë nga ata që thonë se vlerësimi në 2021 duhet të bëhet duke marrë parasysh të dy vitet e fundit.

Sfidanti.al