Ksavi vjen tek Barcelona me 7 pjesëtarë të stafit teknik

Në Katalonjë nuk kanë asnjë dyshim, ndërsa legjenda “blaugrana” do të ketë me vete shumë ndihmës në detyrën e tij t re. Ksavi Hernandez do të ketë në krah një grup teknik prej 7 personash, siç e tregon kjo foto e botuar në “El Mundo Deportivo”. Ata janë Toni Tramujas, Sergio Garsia, David Prats, Oskar Hernandez, Sergio Alegre, Ivan Torres, Toni Lobo, Ksavi Fernando dhe Karlos Nogeira. Me përjashtim të Tramujasit dhe Ferrandos, të tjerët do të vijnë me Ksavin tek Barcelona. Një grup i fortë pune, që besohet se do ta ndihmojë ish-mesfushorin për të punuar mirë e për të shpëtuar sezonin.

Sfidanti.al