Lotar Mateus: Derbin e fiton Interi, por titullin e merr Napoli

Ish-kapiteni zikaltër dhe ish-kapiteni i Bajernit, mbetet një tifoz dhe natyrshëm që parashikimi i tij është edhe subjektiv. Gjithsesi, Lotar Mateus nuk druhet ta thotë mendimin e tij, sipas të cilit Interi mund ta fitojë derbin e kësaj fundjave në Serinë A, duke pasur në fushë Edin Xhekon. “Milani ka 7 pikë epërsi, – thotë gjermani, ish-kampion i botës, – por, në ndeshje të tilla kjo nuk ka rëndësi. Natyrisht, diferenca për momentin është e madhe. Zikaltërit janë ndërtuar për të fituar dhe morali është i lartë pas fitores me Sherifin. Xheko është një garanci, edhe pse preferenca ime ka qenë për Lukakun. Admiroj edhe Lautaron, numri 10 i imi i rri shumë mirë mbi shpinë”. Gjithsesi, për titullin Lotar Mateusi thotë se nuk do të mbetet në Lombardi, por do të shkojë në Napoli, që është shumë stabile dhe pëson shumë pak gola.

Sfidanti.al