Laçi për rekord, e harron Bejzaden pas dy humbjeve, radha e Josës…

Skerdi Bejzade largohet nga Laçi pas 5 javëve në krye të stolit kurbinas ku regjistroi 2 fitore dhe tre humbje por janë dy disfatat e fundit që “hëngrën kokën” e teknikut që nuk arriti të rezistonte shumë në stolin e kurbinasve.

Bardhezinjtë nuk humbasin kohë dhe emërojnë menjëherë në stol një emër të njohur si Mirel Josa i cili bëhet pjesë e një rekordi të veçantë pasi nuk mbahet mend nëse një skuadër e ka bërë një gjë të tillë më parë duke pasur në drejtim tre emra të ndryshëm në 7 javë kampionat. Josa pason kështu Bejzaden që zuri vendin e Nicës i cili u largua pas humbjes së parë në ndeshjen hapëse, edhe ai një rekord i veçante për Laçin, një prej klubeve më aktive në lëvizjet e trajnerëve.

sfidanti.al