Ky Partizan rëndon…

Partizani në formatin kampionat, të paktën nga ajo që është parë në 180 minuta, konfirmohet një skuadër që bind dhe jep sinjale pozitive edhe për të ardhmen. Sezoni mbetet ende i gjatë por jo rrallëherë “diellu duket që kur lind”. Sinjalet që klubi mori nga transferta e Shkodrës janë të rëndësishme.

Për pothuajse me 80 minuta me një lojtar më pak ekipi rezistoi, nuk futi ujë dhe pothuajse në asnjë moment nuk rrezikoi të pësonte por për më tepër e për habinë e të gjithëve tentoi madje ta fitonte ndeshjen. Pa një qëndërsulmues me peshë si Mba që nga minuta e parë por me mbrojtjen dhe mbi të gjitha mesfushën perfekte, skuadra kampione tregoi se jo rastësisht edhe këtë sezon është kandidate kryesore për titullin. 4 pikë në 2 ndeshje, një sfidë që mbetet për t’u rikuperuar me Teutën por sezoni mbetet ende i gjatë dhe dinamikat mund të ndryshojnë por kjo skuadër besimin dhe vazhdimësinë i ka fituar, mjafton ndoshta edhe pak fat në finalen e fundit katërshe për të tentuar edhe një trofe tjetër me peshë pas atij të fituar pak muaj më parë.

sfidanti.al