Ish-sulmuesi Serginho Chulapa, Idhulli i Santos, aktualisht në stolin e kësaj skuadre është prangosur të martën mbrëma në Baixada Santista. Ai akuzohet se nuk ka paguajtur detyrimet për dy fëmijët që janë në kujdestari të ish-bashkëshortes.
69-vjeçari është ndalur nga një agjent patrulle në shërbim i cili e shoqëroi në rajon dhe më pas u transportua në qeli. Gjykata miratoi arrestimin e ish-sulmuesit dhe tashmë ai është në dispozicion të organeve gjyqësore. Serginho i lindur në Sao Paulo numëron 20 ndeshje me fanellën e Brazilit ndërsa që prej vitit 2018 drejtonte skuadrën e Santosit.
sfidanti.al