Ka lajme pozitive në “Milanello” ku sulmuesi francez, Oliver Giroud është gati dhe po stërvitet me intensitet të plotë. Pasi u rikthye në Milano për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen Irlandë-Francë, bomberi që ka marrë përsipër të shënojë gola në vazhdimësi edhe gjatë këtij sezoni, është gati për të zbritur në fushë që nga minuta e parë në ndeshjen derbi Inter-Milan të programuar për t’u luajtur të shtunën në orën 18:00.
Mediat italiane raportojnë se Giroud nuk ndien më dhimbje në kavilje ndërsa në stervitjen e fundit ishin të pranishëm edhe Musah e Pulisic. Nuk ka ende përgjigje konkrete për mbrojtësin Kalulu, gjendja e të cilit do të vlkerësohet me kalimin e orëve.
sfidanti.al