Kristiano Ronaldo ultimatum Realit: E dua pagën sa Mesi, përndryshe…

Mediumet në Spanjë transmetojnë lajmin se Kristiano Ronaldo i ka dërguar një ultimatum presidentit të Realit, Florentino Perez, duke i kërkuar atij një kontratë të re dhe një pagë të njëjtë me atë që merr Lionel Mesi te Barcelona. Sipas kontratës së tanishme, ai ka një pagë mbi 20 milionë euro në vit ose rreth 400 000 euro në javë. Kjo pagë është shumë më e vogël sesa ajo e Mesit. Ylli nr.1 i katalonjasve merr në vit mbi 30 milionë euro ose rreth 600 000 euro në javë.

Por Kristiano Ronaldo nuk do që të mbesë mbrapa rivalit të tij më të madh, duke i dërguar një ultimatum të fortë njeriut nr.1 të Realit të Madridit.

Sfidanti.al