Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se rezultatet e arritura në ndeshjet e deritashme, nuk janë pasqyrë e asaj që ka qenë në fushë.
Kosova nga 6 takime sa ka zhvilluar, ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit, madje Kroacia në ndeshjen e parë kishte fituar 6:0.
Por, sipas Vokrrit këto rezultate nuk janë pasqyrë e asaj që është parë në fushë.
“Ne nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi kërkuar të dalim nga kjo krizë, por gjatë këtyre kualifikimeve ku është kapaciteti ynë, edhe pse në disa ndeshje rezultati nuk e ka pasqyrë e vërtetë e asaj që është parë në fushë”, tha Vokrri.
“Ndeshje e nesërme do të jetë shumë e vështirë, sepse Kroacia është superfuqi e futbollit evropian dhe botëror dhe këtë e tregon paraqitja e tyre në këto gara. Ne do të mundohemi t’i bëjmë ballë dhe përkundër rezultateve të dobëta. Shpresoj se nesër të japim maksimumin, pasi në futboll ka gjithmonë befasi”, tha në fund ai.