Çfarë duhet të themi nëse sot zhgënjen Shqipëria e Panuçit?!

Topi është i rrumbullakët dhe në futboll gjithçka ndodh. Kush nuk i di këto dy aksiona të lojës më popullore në botë? Gjithsesi, ne shqiptarët, si të gjithë tifozët në botë, e përjashtojmë ekipin tonë nga ky universalizëm dhe duam gjithnjë vetëm lojë sa më të mirë dhe fitore, aq më tepër në një rast si ky ku përballë nesh do të jetë Lihtenshtajni, madje në “Elbasan Arena”. Nuk po diskutoj shitjen e ulët të biletave, se kjo ndodh, por edhe për diçka tjetër që mund të ngjasë.

Çfarë nëse nuk fitojmë? Imagjinoj se çfarë zemërimi, dëshpërimi, deri edhe shpërthim i pakontrollueshëm do të ishte ndër tifozë që do të nxinin komentet në rrjetet sociale. “Ku na e gjetën këtë trajner?”, “jemi bërë si autoshkollë që ata që vijnë nga Italia të mësojnë zanatin (dhe do kujtojnë Dosenën)”, “e nisi keq ky Panuçi që me Cikalleshin”.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë, apo jo? E thamë që në fillim. Ashtu si Luksemburgu mundi Bjellorusinë, apo Estonia që mori pikë në Greqi dhe Qipro që mundi Bosnjë-Hercegovinën. Ashtu si Luksemburgu mundi vetë Shqipërinë e De Biazit pak muaj më parë. Nëse do të ishte përdorur kuti ynë, Helmut Shëni i madh nuk do të ishte bërë dot i madh, pasi ai u bë i tillë pasi Gjermania Perëndimore u ndal nga Shqipëria në 1967 dhe u eleminua nga Europiani.

Panuçi sapo e nis punën me kombëtaren tonë, pra duhet të kemi durim. Mançester Junajtidi e priti 7 vjet Aleks Fergusonin derisa u bë “Sër”, ndërsa ne do të duhet të presim më pak që Panuçi të na çojë tek suksesi apo jo, deri tek eleminatoret e ardhshme të Europianit.

Sfidanti.al