Kishte mbetur vetëm data 31 gusht që të mbyllej sezoni veror i transferimeve, ndërsa Barcelona ende nuk e kish realizuar transferimin aq të përfolur të Filipe Kutinjos nga Liverpuli. Por, edhe sikur katalonjasit të arrinin që ta sillnin këtë futbollist brazilian në “Kamp Nou”, Lionel Mesi nuk do të ishte i kënaqur, njoftojnë mediumet spanjollë.
“Dario Gol” shkruan se Mesi, që nga Argjentina, përmes dikujt tjetër, i ka rekomanduar kryesisë së klubit që të merrnin bashkatdhetarin e tij, Anhel Di Maria. Megjithëse Barcelona bëri të ditur, para disa ditësh, se nuk ka plane që ta marrë në radhët e veta Di Marian, një telefonatë e Mesit mund ta përmbyste gjithçka. Mesi takohet, herë pas here, me drejtuesit e Barcelonës, ndërkohë që shpesh flet edhe me presidentin e klubit, të cilit i ka bërë të ditur se ai do që Di Maria të vijë te Barcelona, shkruan “Dario Gol”.
Medimet shkruajnë se ardhja e Di Marias te Barcelona mund të ishte një nga kushtet që ka vendosur Mesi për ripërtëritjen e kontratës së tij.