Nejmar, Mbape dhe Kavani në sulm, PSZH-ja  e shpon Realin

PSZH-ja, brenda afatit të fundit të sezonin të sivjetëm të transferimeve, duhet të kompletojë transferimin e sulmuesit francez, Kilian Mbape. Pritet që deri sa të mbyllet më 31 gusht ky sezon, të ketë edhe ndonjë të papritur tjetër të madhe. Një nga këto, sigurisht, që është transferimi i futbollistit të supertalentuar të Monakos, Kilian Mbares 18-vjeçar, që do të duhet që të vijë në Paris, fillimisht, si lojtar i huazuar që të respektohet fair play financiar dhe që PSZH-ja të mos ndëshkohet, kurse, më pas, do të duhet që të përfundojë i gjithë transferimi me një vlerë prej 180 milionë eurosh.

Mbape më siguri që do të përbëjë një përforcim të madh për PSZH-në, ndërkohë që ky ekip nënkampion francez do të ketë një treshe sulmuese të frikshme, Nejmar, Mbape dhe Kavani, kështu që, tani, duhet të shihet, nëse ky ekip me një sulm të tillë do të jetë në gjendje që të dalë kampion i Evropës.

Sfidanti.al