Nuk e njihni sulmuesin Guedes? Parisi ka para, por edhe..sy!

PSG ka huazuar sulmuesin portugez Gonçalo Guedes te skuadra e Valencias, këtë herë pa shumë bujë.

PSG dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të sulmuesit të talentuar portugez, Gonçalo Guedes.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, vetëm pak minuta para përfundimit të afatit kalimtar.

“Valencia ka arritur marrëveshje të premten me PSG për huazimin e përfaqësuesit të Portugalisë U21 Gonçalo Guedes, duke e bërë lojtarin pjesë të skuadrës deri më 30 qershor të vitit 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar.