Në një konferencë për mediat, Bushi theksoi se lista përbëhet nga shumë emra të rinj pasi vetëm 4-5 lojtarë janë të ekzistues të ekipit të mëparshëm.
“Unë kam një ide për listën por pas grumbullimit do të formoj listën akoma edhe më të qartë. 4-5 lojtarë janë të pjesës së vjetër, jemi në një fazë që do të ndërtojmë boshtin e ekipit”, u shpreh Bushi.
Nga data 18-25 janar, Bushi do të grumbullojë lojtarët për t’i vëzhguar nga afër dhe më pas të planifikojë ekipin për kualifikueset e ardhshme.