Pep Guardiola po kalon ditë të vështira tek Mançester Siti si kurrë më parë, madje edhe kur ishte debutues si trajner për t’u ricikluar e ka gjetur një zgjidhje. Siç është raportuar në gazetën britanike “The Sun”, klubi anglez ka kontaktuar tashmë me Barcelonën, për të depozituar zyrtarisht interesin për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili ndodhet në proçes rinovimi të kontratës me katalanasit, Leo Mesi, por kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë. Edhe pse nuk ka ende një ofertë formale, “qytetarët” janë të jenë të gatshëm për të shkuar deri në 115 milionë euro, apo edhe t’i tejkalojnë 120 milionë eurot, aq sa Manchester United pagoi verën e kaluar për Pol Pogba.
“The Sun” zbulon se klubi katalanas ka refuzuar të vërë një çmim për superfutbollistin nga Rosario. Megjithatë, bëhet me dije, se Barcelona nuk ka refuzuar për të dëgjuar propozimin e klubit anglez, një gjest që i ka dhënë krahë drejtuesve të Sitit. Klubi anglez, veç të tjerash është I gatshëm të paguajë një rrogë rekord prej 900 mijë euro në javë.