Kombëtarja në shtypin ndërkombëtar

Lista e stiluar nga trajneri i kombëtares, Sylvinho ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, veçanërisht të spanjollëve dhe italianëve me të cilët jemi shortuar në grup. Në Itali kanë vendosur theksin në faktin se mes 27 të thirrurve nga tekniku brazilian, 10 prej tyre militojnë në Serie A. Në këtë optikë e ka trajtuar “Sky Sport“ shkrimin duke theksuar më pas se do të jetë pikërisht Shqipëria që do të çelë europianin e Italisë, aktualisht kampione në fuqi e këtij kompeticioni. “Shumë italianë për Syvinhon” është titulli i “Calciomercato.com” që thekson se në listë ka shumë lojtarë që militojnë në ligat e ndryshme të Italisë, ndërsa në Spanjë, e përditshmja AS është mjaftuar me një lajm të thatë ku publikon vetëm listën. Në Katalonjë, “Mundo Deportivo” veçon faktin që i vetmi “spanjoll” në listë është mbrojtësi i Rayo Vallecano-s, Ivan Balliu. Tituj të ngjashëm edhe në publikimet e “Assiocated Press” e “Washington Post”. Sipas të agjencisë së lajmeve, trajneri Sylvinho ka deklaruar se nuk ndihet aspak nën presion, ndërsa e përdisthmja amerikane e vë theksin në deklaratën e timonierit kuqezi, i cili premtoi se skuadra do të tregojë karakter të fortë.

sfidanti.al