E mbani mend Fredy Guarin? Ish-mesfushori kolumbian është sot një njeri i varur nga alkooli dhe në luftë me varësinë nga droga. Lojtari që bëri histori me Porton dhe Interin, e pranon që gjatë viteve të fundit ka marrë vendimet e gabuara duke u shkaktuar probleme njerëzve të afërt.
“Frikërat e mija janë vdekja dhe burgu. Kam një frazë tatuazh ku e shkruaj këtë. Kam jetuar në një burg i dënuar me vdekje dhe nuk e dija. E vërteta është që në atë rrugëtim të errët që po bëja isha shumë pranë vdekjes sepse nuk kisha respekt e as limite. Nuk kisha kurajë dhe po e lija veten gjithmonë e më shumë të tërhiqesha nga ajo gropë. Alkooli më shpërqëndroi dhe u kapa pas alkoolit. Kur u largova nga River Plate preka pikën më të ulët sepse në ato vite varësia ime u bë shumë serioze. Nuk punoja më në stërvitje, kisha humbur dinjitetin tim. Kërkova ndihmë nga disa profesionistë dhe tani po punoj për të rregulluar gjërat dhe rifituar besimin e fëmijëve, të afërmve dhe miqve të mi. Kam trokitur në portën e ferrit por e di që kjo është rruga për të dalë dhe Zoti me ndihmon çdo ditë për të jetuar një jetë esëll dhe të shëndetshme në mënyrë që t’u jap fëmijëve dashurinë që meritojnë”.