Prokuroria braziliane po heton për përfshirjen e dyshuar të ish-lojtarit të kombëtares braziliane dhe senatorit aktual Romario, në një skemë shpërdorimi të fondeve nga projektet sportive të menaxhuara nga bashkia e Rio de Zhaneiros. Këtë e ka bërë të ditur portali i lajmeve Uol. Për të akuzuar Romarion (në bashkëpunim me drejtësinë) është një biznesmen, Marcus Vinícius Azevedo da Silva, i cili pretendon se ka mbledhur fonde për një organizatë joqeveritare nga e cila ish-lojtari ka përfituar ilegalisht, midis 2015 dhe 2016. Nga ana e tij, Romario shprehu “besimin në drejtësi”, duke deklaruar se, “akuza e Marcus Vinícius Azevedo da Silva bazohet në fakte që nuk kanë ndodhur kurrë”.
sfidanti.al