I intervistuar nga Uefa.com, trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, e bëri të qartë se ekipi i tij nuk do të luajë rolin e spektatorit në finalen e së shtunës në Ëembley. Borussia Dortmund synon të fitojë Ligën e saj të dytë të Kampionëve, pas asaj të fituar në 1997 kundër Juventusit. Për trajnerin 41-vjeçar gjerman me origjinë boshnjake do të jetë finalja e parë në këtë nivel. “Pas një fillimi të vështirë në fazën e grupeve (humbja në Paris kundër PSG-së, barazimi në shtëpi me Milanin) ne u paraqitëm shumë mirë, duke arritur në finale. Do përballemi me një ekip shumë të fortë, që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por e dimë se në një ndeshje gjithçka është e mundur”. “Nëse do të luanim dhjetë herë kundër Real Madrid, ndoshta do të pësonim më shumë humbje sesa fitore, por në një ndeshje të vetme, në 90 minuta ose në 120 plus penalltitë, ne jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”. “Natyrisht që duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje, por gjithashtu përpiqem të shfrytëzoj më shpesh personat që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të ishin shmangur”.
sfidanti.al