Të gjithë kundër Tiranës, shkelmi i fundit i takon me meritë FSHF-së!

Gjate javes qe kaloi si te mos mjaftonin te gjithe problemet qe kishte Tirana me tifozet, marrveshja e stadiumit dhe rezultatet e dobta ne fushe, nuk vonoi dhe nje problem tjeter.. transparenca e FSHF-se.

Prej disa ditesh Federata e Futbollit ka vendosur qe te beje transparençen, nje gje qe deri me sot nuk e kish as për edukatë, as edhe për sy e faqe.

Zyra e shtypit publikoi te gjithe korespondencen qe kishte me UEFA-n ne lidhje me problemin e Tiranes, duke nxjerr ne pah keshtu problemet e bardhebluve te cilin kishin marre qe ne muajin gusht nje njoftim se ne merkaton e janarit nuk kishin te drejte te benin afrime lojtaresh. Federata ishte aq e qarte, sa dukej sikur kenaqej duke treguar nepermjet korespondences se çfare niveli organizimi kishte Tirana, sa kete dënim te nderkombetareve as nuk e kishte vene re dhe e kuptuan vetem kur regjistrimi i Elis Bakaj si blerje e re nuk po pranohej nga sistemi.

Por historiku i transparences se FSHF me e-mailet e nderkombetareve nuk ka qene per t’u veçuar kaq shume vitin e fundit. Mjafton te kujtojme rastin Skenderbeut kur gjithçka çfare ndodhi ne hetimin e UEFA-s u mbajt e fshehte per jave te tera, deri kur ishin mediat ata qe e zbuluan skandalin e trukimeve per te cilin klubi korçar u denua ne Europe. Per te vazhduar me tej kur  mungoi sinqeriteti edhe ne vendimin e arsyetuar te CAS. Gjykata Sportive ne muajin nentor zbardhi vendimin per Skenderbeun, por serisht asnje gjurme transparence nga Federata e Futbollit. Vendimi u be publik vetem ne janar edhe kete rradhe nga mediat.

Kjo eshte loja e Federates me transparencen, një lojë  që po shkon në kufirin e 4 mandateve dhe “godina me gjethe” e futbollit tradheton edhe klubet e saj.

Sfidanti.al

 

Sfidanti.al