Zhoze Murinjo ka bindjen se në radhët e skuadrës së tij gjendet golashënuesi më i mirë në botë dhe sigurisht që nuk quhet as Lionel Mesi dhe as Kristiano Ronaldo. Portugezi është i sigurt se asush nuk mund të kalojë Zlatan Ibrahimoviç, të paktën për sa i përket vitit 2016 ku suedezi ka qenë i pandalshëm para portës.
Murinjo ka bindjen se vështirësia e kampionatit anglez e bën Ibrahimoviç më të fortë se Mesi dhe Ronaldo për sa u përket shënimit të golave. “Në Spanjë, Mesi dhe Kristiano kanë shumë penallti në favor për të realizuar. Ata janë lojtarë fenomenalë të cilët kanë mundësi të realizojnë me penallti shumë herë.
Kurse këtu Zlatan ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar një herë me penallti. Nuk është e thjeshtë të shënosh gola këtu”, theksoi Murinjo.