Artet e Përziera Marciale kanë pasur prej disa vjetësh një “mbretëreshë”, dhe ajo quhej Ronda Rousei. Vajza nga Kalifornia dominoi MMA-në me klasin dhe me hiret e saj, duke qenë kombinimi i përsosur i sportistes, femrës dhe biznesit. Tani, legjenda ka mbetur prapa. Edhe pse nuk ishte favorite, sërish askush nuk priste që Ronda të mundej për vetëm 48 sekonda nga rivalja e saj, Amanda Nunes, në finalen për titullin kampion të botës në variantin UFC, në ringun e Las Vegasit. Kampionia në fuqi nuk lejoi të kishte konkurrim duke e rrëzuar menjëherë kundërshtaren. Rusei pësoi humbjen e dytë në 13 muaj, dhe tani besohet se mund të mendojë tërheqjen nga sporti.
Gjithsesi, Nunes, nuk mbeti shumë e kënaqur nga fitorja e saj. “Ajo do të tërhiqet nga sporti tani, por ajo ka shumë para”, – u shpreh kampionia. Nunes ka të drejtë pasi të ardhurat financiare nga ndeshja ishin ndarë që më parë, ashtu siç ndodh thuajse gjithnjë. Rusei, një emër që ka tërhequr shumë publikun, fitoi 3 milionë dollarë edhe pse humbi, ndërsa Nunes vetëm 200 000!