Nuk e lëshon vendin e parë as këtë javë. Teuta është kthyer vërtet në pretendenten numër 1 për titull këtë sezon, siç e konfirmoi me fitoren 2-1 arritur në fushën e Kastriotit. Në një përballje që ishte e vështirë në Kamzë, sepse krutanët rrezikojnë rënien nga Superliga, durrsakët ia dolën edhe pse me shumë probleme. Me gjasë ata përfituan nga tronditja te Kastrioti pas dënimit të trajnerit Ndreu e presidentit Vogli nga Komisioni i Disiplinës pas protestës së dhunshme në ndeshjen e kaluar ndaj Tiranës. Lorenco Vila dhe Devi Bregu ishin autorët e golave i pari në fund të pjesës së parë, dhe i dyti pak minuta pas pushimit. Vendasit ngushtuan diferencën 20 minuta para fundit, por pa mundur të bënin më shumë.
Një sukses i madh për ekipin e trajnerit Edi Martini, i cili do ta ketë në Durrës edhe përballjen direkte me Partizanin. Vllaznia u barazua me pikë me Laçin në vendin e tretë, pas fitores minimale 1-0 në Ballsh me Bylisin, ndërsa kurbinasit u ndalën nga Skënderbeu në shtëpi. Korçarët janë tani më pranë mbijetesës duke pasur 31 pikë, aq sa Skënderbeu, ndërsa Bylisi mbeti me 30 e Apolonia me 20 pikë pas humbjes 0-3 në Fier me Kukësin.
Java 33: Kastrioti-Teuta 1-2, Bylis-Vllaznia 0-1, Laçi-Skënderbeu 0-0, Apolonia-Kukësi 0-3.
Renditja: Teuta 62 pikë, Partizani 58 (-1), Laçi 57, Vllaznia 57, Tirana 53 (-1), Kukësi 42, Kastrioti 31, Skënderbeu 31, Bylis 30, Apolonia 20.
Sfidanti.al