Zidane dhe e ardhmja: Mendoj vetëm të përfundoj kampionatin

‘Gjithcka mund të ndodhë. Mund të fitojmë, por mund edhe të humbasim. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të japim maksimumin dhe mënyra e sjelljes sonë në fushë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe sezoni është I gjatë. Në 2017 sezoni ishte fantastic dhe në ndeshjen e fundit humbëm titullin’-Kjo është ajo që deklaroi Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së Realit të Madridit me Granadën në kampionat.

Përsa i përket të ardhmes së tij, Zidane preferoi të mos flasë shumë

‘Janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur dhe mendoj vetëm për këtë-shtoi Zidaneqë foli edhe për një rikthim të mundshëm të tifozëve-do të merret një vendim këto ditë. Pres të shoh nëse do të ketë publik. Nëse po, do të jetë më mirë për futbollin dhe tifozët. Do të kthehemi në normalitet dhe kjo është ajo që duam’.

Sfidanti.al