Mundi Boavistën dhe fitoi titullin e 19 kampion të Portugalisë 19 vjet pas triumfit të fundit. Një festë që nuk mund të linte aspak indiferent Cristiano Ronaldon që me Sportingun e Lisbonës nisi karrierën e tij të ndritur në futbollin më të rëndësishëm dhe që nuk e ka mohuar kurrë se ka mbetur një tifoz I kësaj skuadre.
Në rrjetet sociale, ylli i Juventusit nuk i kurseu komplimentat për kampionët e saposhpallur të Portugalisë duke shkaktuar një sërë reagimesh te tifozët e Sportingut të Lisbonës që i kanë kërkuar të kthehet në vendlindje (që mund t’i japë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve).
Festimet duket se kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të familjes së futbollistit, sidomos nënën e tij Dolores që u shfaq e papërmbajtur.
Sfidanti.al