Champions League, Porto përgatitet për të pritur finalen Manchester City-Chelsea

Për të dytin vit radhazi, Portugalia është e destinuar të presë finalen e Ligës së Kampioneve. Mungon ende zyrtarizimi, por impianti ku do të luhet sfida mes Manchester City dhe Chelsea duket se do të jetë Do Dragao I Portos që do të zëvendësojë Stadiumun Ataturk të Stambollit, që do të privophet sërish nga sfida më e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube për shkak të pandemisë Covid 19.

Në këtë pikë duket se Porto e parakalon Lisbonën në rolin e vendit pritës të finales së Ligës së Kampioneve, me kryeqytetin portugez që vitin e kaluar priti fazën ‘Final Eight’ të Champions League që u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pati si fitues Bayernin e Mynihut dhe që dukej si destinacioni më I mirë. Finalja e Ligës së Kampioneve mes Manchester City dhe Chelsea do të luhet në 29 maj.

Sfidanti.al