Flamurtari dhe Laçi nuk arritën ta përfundonin ndeshjen e tyre të Superligës në Vlorë. U arrit të luhej vetëm pjesa e parë, ndërsa më pas reshjet e dendura të shiut e bënë të pamundur vazhdimin, dhe u mor vendimi që pjesa e mbetur e takimit të luhet një ditë më vonë, pra në orën 14:00 të kësaj të diele.
Pas përfundimit të 15 minutave të pushimit, gjyqtari Xhaja dhe dy kapitenët e ekipeve provuan gjendjen e fushës së stadiumit, ndërsa u pa se ishte e pamundur të luhej.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Laçit me rezultatin 1-0, me gol të shënuar me penallti nga ana e Rezhinaldos. Pamjet filmike të përsëritura treguan se dhënia e 11-metërshit ishte e dyshimtë pasi kontakti mes lojtarëve nisi jashtë zone, dhe se prekja dukej se ishte minimale.
Sfidanti.al