Tifozët e Milanit  në kor kundër  Donarumës: “Ik nga porta !”

“Ushtron dhunë morale, merr 6 milionë euro në vit dhe ke angazhuar një vëlla parazit!. Ik!”, shkruhej në një nga parrullat që mbanin në duar tifozët e Milanit gjatë ndeshjes së fundit të Kupës së Italisë mes ekipit rosoner dhe Helas të Veronës. Tifozët në “San Siro”, gjatë të gjithë kohës, sidomos, gjatë nxhehjes së lojtarëve, përpiqeshin që ta ofendonin portierin Xhanluixhi Donarumën. Kur spikeri zyrtar i ndeshjes lexoi emrin e portierit 18-vjeçar, u dëgjuan fërshëllima dhe thirrje ofenduese të ndryshme në adresë të Donarumës, ndërkohë që në një nga tribunat u ngrit parrulla e lartpëmendur. Leonardo Bonuçi u përpoq që ta qetësonte portierin e ri.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Donaruma vendoset në një situatë të tillë të pakëndshme, pasi, edhe verën e kaluar, ai u ndodh në një situatë të tillë, kur donte që të largohej nga Milani, por, në fund, ai dhe agjenti i tij kontraversal, Mino Raiola, vendosën që të qëndrojnë në “qytetin e modës”. Por, ai ishte ky një vendim i drejtë? Donaruma, madje, ushtroi edhe shantazh mbi klubin milanez, madje, kërkoi që Milani të angazhonte edhe vëllanë e tij më të madh, Antonio, që, në fakt, akoma nuk ka debutuar me bluzën e rosonerëve, por duket se tidozëve milanezë u është sosur durimi me vëllezërit Donaruma!

Sfidanti.al