Shehi është i lumtur që Federata nuk ia paska “taksur” kampionatin Partizanit!

Nuk ia kishte dalë këtë sezon, por këtë herë rrjetat e tij vlejtën shumë. Kristal Abazaj është padyshim një sulmues shumë i talentuar, veçse krejtësisht i pafat këtë vit për dëmtimin që pësoi sapo u bashkua me Tiranën në janar, e ndoshta fati po i kthehet për mbarë pikërisht tani. Futbollisti tropojan, i ardhur huazim nga Turqia, shënoi më në fund golat e tij të parë me fanelën bardheblu, dhe këta do të mbahen mend. Abazaj ndihmoi në përmbysjen e sfidës së vështirë të Superligës, luajtur ndaj Egnatias në “Elbasan Arenë”, dhe që e shkëputi Tiranën 5 pikë nga Partizani. Shpresa është që pas një “agjërimi” gati 3-mujor, golat të vijnë e të sjellin mbrojtjen e titullit kampion. Tek Tirana, lojtarët janë në heshtje shtypi, por flet trajneri Orges Shehi, që komenton epërsinë 5-pikëshe ndaj Partizanit, dhe thotë se vëmendja është menjëherë tek Vllaznia. Tirana kryeson Abisnet Superligën me 53 pikë ndaj 48 të të kuqve.

Sfidanti.al