E pyesin për trukimet thotë se nuk di shqip, e pyet për krizën e golit që ka mbërthyer Salihin qysh nga fillimi i muajit tetor, shqipja e tij e tejkalon orbitën e lejuar. Trajneri Agostineli, siç pozojnë zakonisht italianët tanë të futbollit, paraqet një lojë fjalësh që i shkon për shtat lojës pa vazhdimësi të ekipit: “ Loja e Salihit në ndeshjet e fundit më ka pëlqyer”.
Një tifoz i thjeshtë, aspak budalla, mund të pyesë: “ Porfesor, çfarë të pëlqen tek Salihi kur ai nuk shënon gola? Apo kur e merr topin e penalltisë më kokën e vet dhe e gjuan me një kokë tjetër”. Kuptohet qartë, qyshkur italiani ka prekur tokën e kampionëve, zbulon frikë të qortojë me emra konkretë, madje edhe në dhomën e zhveshjes, spiunojnë se zërit të tij i mungon autoriteti.
Sfidanti. al