Boris Bekeri nuk është më trajner i mbajtësit të raketës nr.2 të botës, serbit Novak Gjokoviç. Ky i fundit dhe trajneri i tij gjerman, Beker, kanë një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni, kështu që, për vitin 2017, atij (Gjokoviçit) do t’i duhet që të kërkojë një trajner specialist të ri. Bekeri ka qenë trajner i Gjokoviçit, që nga fillimi i vitit 2014, dhe ai ka pjesën e vet të kontributit që Novaku ka fituar gjashtë tituj Grand Slam, 14 trofe mjeshtrash dhe dy tituj të turneve finalë të mjeshtrave të ATP-së që Nole (Gjokoviçi) ka fituar gjatë tre viteve të kaluar.