Nuk kish si ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe s’kish sesi. Këto janë vargjet e Kadaresë, por nuk do të vazhdojmë me “përbindëshat që u desh të zhdukeshin”, por me një “përbindësh” që duhet të qendrojë. Ky është Luis Suarez, të cilin Barcelona kërkon ta mbajë në skuadër sa më gjatë që të jetë e mundur. Katalanasit i kanë propozuar sulmuesit uruguajan një kontratë të re, deri në vitin 2022, siç e konfirmon vetë presidenti Bartomeu.
Propozimi është i guximshëm pasi Suarez është sot 29 vjeç, dhe në 2022 do të jetë 35, por gjithsesi e tillë është bërë bota e futbollit, me kontrata anormale, thjesht që lojtarët të mos ikin. Uruguajani fitoi Këpucën e Artë të Europës sezonin e kaluar, dhe ndihmoi Barcelonën të dilte kampion, duke shënuar 40 gola, e duke qenë pjesë e treshes “MSN”, që realizoi një shifër rekord prej 131 golash në një edicion.
Sfidanti.al