Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, rrezikon të dënohet me pesë vjet burg. Kjo pasi sipas mediave spanjolle, portugezi ka dërguar minimalisht 126 milionë funte në Ishujt e Virgjin Britanikë që nga viti 2009, për t’iu ikur taksave, shkruan Gazeta Express.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje pas ndeshjes me Borussia Dortmund, Ronaldo e pranoi se është i shqetësuar.
“A jam i brengosur? Kush nuk do të ishte i brengosur”, iu përgjigj Ronaldo gazetarit.
Duke u larguar, CR7 shtoi se nuk frikësohet për këto akuza ndaj tij.
“Por, nuk frikësohem”, shtoi portugezi, i cili la të kuptohet se është në rregull me taksat.