-Përse nuk po frenohen dot arbitrat që bëjnë gafa dhe pas Jorgjit në Durrës, shfaqet Meta në Kukës?
-Sepse ky kampionat nuk ka stemë të FIFA-s, të gjithë janë futur në një thes, ku disa dalin nga “burgu” dhe disa presin të futen..
-Përse sulmuesi Pejiç që zakonisht merret me golat, këtë herë ndaj Tiranës iu vërsul arbitrit Meta që i “bllokoi” portën?
-Sepse një javë më parë kur Kukësi qeshte dhe përfitonte nga gabimet e Jorgjit në Durrës, kishte harruar se luan në kampionatin që e ha kur nuk e ke mëndjen…
-Përse trajneri De Biazi nuk ankohet por shfaqet i qeshur edhe kur mëson se do të luajmë me Italinë në Palermo?
-Sepse Xhani ngaqë paska qënë në listën e Italisë për të marrë stolin, e gënjen mëndja se një ditë do t’i dalë fati..
-Përse Duka dhe FSHF kanë frikë nga Partizani, sidomos nga presideenti Demi kur flet për milionat e zhdukura të klubeve?
-Sepse në FSHF e dinin se klubet nuk do të çoheshin kurrë nga gjumi dhe me paratë e tyre do të bëhej..orgji në emër të padijes