Nica pa Marion ka humbur magjinë apo është iluzion

Sulmuesi italian, Mario Baloteli, nuk do të jetë në përbërje të ekipit të Nicës gjatë tri javëve të ardhshme, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar. Kjo mund të jetë një pengesë serioze për ekipin që kryeson klasifikimin e kampionatit francez, duke qenë se ardhja e tij (Balotelit) ka ndikuar mjaft mirë në situatën e Nices.

Mario u dëmtua gjatë njerës prej seancave të fundit dhe, me qëllim që dëmtimi të mos bëhet edhe më serioz, ekipi i mjekëve të klubit i ka sugjeruar atij që të pushojë, të paktën, tri javë, që të marrë veten plotësisht. Kështu që shërbimet e Balotelit nuk do të mund të shfrytëzohen nga Nica në ndeshjet e ardhshme me Bastian, Gingampin dhe Tuluzën, ndërkohë që ekipi i tij do të synojë që të qëndrojë në krye të tabelës, para Monakos, PSZH-së dhe Lionit.