Jo të gjithë kryeministrat dinë të luajnë me topin si zoti Rama. Kur ishte në Tiranë, trajneri i shquar i Bajernit, Ançeloti, në intervistën me të, politikani i parë i vëndit i pat thënë: “ Karlo pata fatin të jem pranë teje dhe të provoj atë që quhet modesti ançelotiane. Tani më mbetet edhe një takim me Bajernin”. Dhe ëndërrat për një shef shteti bëhen, sa hap e mbyll sytë, të vërteta. Rama në Mynih, në stadiumin e bavarezëve në ndeshjen Bajern – Bajer Leverkusen dhe me një privilegj që e kanë patur pak politikanë europianë: i ftuar për darkë nga Rumenige dhe trajneri Ançeloti.
Edhe pse Bajerni po kalon një moment jo shumë të lumtur në Gjermani dhe në Europë, u kundërta ndodh me zotin Rama që nuk njeh ..humbje. Pas darkës me yjet që drejtojnë yjet e fushës, do të takohet edhe me zonjën Merkel. Nga maja e futbollit në majën e politikës, Rama lodron me një axhendë speciale.