Modesti e tepruar e Mesit apo një finte: Barcelona nuk varet nga unë

Barcelona nuk varet vetëm nga një futbollist dhe një futbollist nuk mund t’i fitojë vetëm ndeshjet dhe konkurrimet, deklaroi, dje, ylli argjentinas i futbollit, Lionel Mesi, gjatë një veëprimtarie, të organizuar nga sponsori i tij, Aididas. Ai tha se Barcelona zotëron ekipin në të fortë në botë dhe se ai nuk bën gjë tjetër, veçse përpiqet që ta ndihmojë këtë ekip që të arrijë suksese.

“Punët, jo gjithnjë, shkojnë ashtu si i mendoni ju. Unë luaj në ekipin më të mirë të botës, por ai (ekipi) nuk mund të fitojë vetëm falë një lojtari. Ne kemi formacionin më të fortë, por ne nuk do të mund të kishim sukses, në rast se në ekipin tonë nuk do të kishte rregull dhe disiplinë. Kundështari i ardhshem i Barcelonës është Real Sosieadi që ka katër fitore radhazi dhe ndodhet në vendin e pestë të tabelës. Mesi e pranon se kjo ndeshje do të jetë e vështirë. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ky ekip luan mirë, por edhe ne duam që të fitojmë”, thotë Mesi.