Partizanit i ka bërë mirë karantina, kampiontë synojnë … Championsin!

Ndryshimi i parë ka të bëjë me kompleksin. Partizani, kampioni në fuqi i Shqipërisë, ka vendosur që të kalojë një bazë të re për stërvitjen, pikërisht në Akademinë “Republika e Futbollit”, apo siç ia kanë vënë emrin në anglisht, “Futboll Ripablik” (Football Republic). Të kuqtë kanë filluar që këtë të hënë, në orën 09:00 të mëngjesit nën drejtimin e tajnerit Adolfo Sormani, ndërsa kohët e fundit ishin përgatitur në kompleksin e Akademisë së Pezë Helmës. Fillimisht, klubi nuk bëri asnjë lajmërim, duke lënë takim me mediat ditën e dytë të javës, pra këtë të martë.

Futbollistët ndihen në gjendje të mirë fizike, por edhe psikologjike, ndonëse periudha e fundit e Superligës nuk është se ishte e kënaqshme. Ata shpresojnë që, nëse do të japin maksimumin, e duke qenë 30 pikë në lojë, të afrohen të paktën në vendin e dytë, pra të sigurojnë jo vetëm Ligën e Europës, por edhe të shpresojnë për Championsin, gjithnjë nëse Tirana mund të ketë probleme me licencimin. Dëmtime nuk ka, ndërsa lojtarët kanë bërë stërvitje individuale. Partizani do të vazhdojë edhe disa kohë të ushtrohet në komplekse ku do të duhet të paguajë qira, ndërsa shpreson që sezonin e ardhshëm të ketë gati ambientet e veta stërvitore, të cilat vazhdojnë të ndërtohen.

Sfidanti.al