Partizani një gjë e ka të sigurt këtë sezon, “titullin e barazimeve”

Më parë ka qenë Teuta që mund të cilësohej “specialiste” për këto rezultate. Gjithsesi, një tjetër skuadër ia ka zënë vendin në mënyrë bindëse dhe kjo është Partizani. Ata që kanë dalë 16 herë kampionë të vendit nuk dinë sesi fitohet një ndeshje dhe në 9 javë kampionat kanë plot 6 barazime. Po ashtu, të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë vetëm një fitore, si dhe dy humbje, ndërsa problemin kryesor e kanë që nuk arrijnë të shënojnë. Në 9 ndeshje, golaverazhi është 8-8, e denjë për një ekip të mesit të tabelës, jo për atë që do titullin apo Europën të paktën.

Partizani dhe Laçi arritën një barazim emocionues mes tyre në ndeshjen e javës së 9-të të Superligës në “Arenën Air Albania”. Sfida përfundoi në barazim 1-1 me skuadrën kurbinase që kaloi e para në avantazh, dhe me kryeqytetasit që shmangën humbjen në fund. Shehu shënoi për Laçin në minutën e 34-ët në pjesën e parë, kur Shehu ekzekutoi saktë një penallti. Pas pushimit, vendasit bënë më shumë presion dhe Tedi Cara arriti barazimin 11 minuta para fundit. Ndeshja ishte e fortë dhe të dyja skuadrat mund të fitonin. Pas këtij barazimi, Laçi i trajnerit Mirel Josa ndodhet në vendin e 4-ët në renditje me 12 pikë, ndërsa Partizani është në vendin e 7-të duke pasur vetëm 9 pikë.

Sfidanti.al