Gazetari Gerard Romero thotë se ylli argjentinas do ta mbyllë karrierën pas problemeve me zemrën. Kun Aguero, sipas tij, do të prishë kontratën me Barcelonën, ndërsa aritmia e tij është një rast i vështirë që mund t’i rrezikojë jetën nëse do të këmbëngulë për të luajtur. Rekordmeni i golave të Mançester Sitit luajti vetëm pak minuta për katalanasit në 30 tetor ndaj Alaveshit, dhe nuk u ndje mirë duke u ulur përtokë. Aguero luajti gjithsej 4 ndeshje këtë sezon në La Liga duke shënuar një gol, atë në El Klasikon ndaj Realit të Madridit në “Kamp Nou” (1-2). Fatkeqësi për vetë futbollistin 33-vjeçar, por edhe për Barçën që e kishte si përforcim gjatë verës.
Sfidanti.al