Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Edhe pse lajmi nuk është zyrtar, duket se gjithçka është e përfunduar, pasi vetë trajneri ka thënë shkurt se “e kam mbyllur me Tiranën”, në një komunikim për mediat. E sigurt është se Josa nuk del në stërvitje me ekipin që nis sot përgatitjet për Ligën e Europës.
Nuk bëhen të ditura arsyet e “divorcit”, por besohet se vetë trajneri nuk ka dashur që të vazhdojë pas rënies së ekipit nga Superliga. Mendohet se Josa nuk ka qenë i bindur për projektin e presidentit Halili për ta kthyer ekipin në elitën e futbollit shqiptar, ndaj e ka quajtur më të arsyeshme që të largohej.
Tirana fitoi Kupën e Shqipërisë dhe do të luajë në Ligën e Europës, por ra nga kategoria. Josa ka qenë edhe më parë trajner i kryeqytetasve, me të cilët ka fituar edhe kampionatin, ndërsa vitet fundit drejtoi Skënderbeun duke fituar 4 tituj.
Sfidanti.al