Shau keq Semenyo gjatë rivënies, arrestohet tifozi

Ndeshja e parë e Premier League të re u shënua nga një episod shumë i shëmtuar racizmi: në mesin e pjesës së parë të ndeshjes mes Liverpool dhe Bournemouth arbitri u detyrua të ndërpriste takimin për shkak të fyerjeve të drejtuara nga një tifoz ndaj Semenyo. Lojtari po afrohej tek sektori për të ekzekutuar një rimënie me duar kur vëmendja e tij u tërhoq nga një burrë që e sulmoi verbalisht me fraza raciste.

Rasti bëri bujë dhe ndeshja u pezullua për disa minuta në mënyrë që të zbatohej protokolli i parashikuar për këto raste, me njoftimet e folësit dhe denoncimin për sa ndodhi. Protagonisti i kësaj ngjarjeje të trishtë është një tifoz i Reds, 47-vjeçar në karrige me rrota, i cili po ndiqte ndeshjen nga një pozicion pothuajse buzë fushës: ai u identifikua menjëherë nga autoritetet, të cilat pas rreth gjysmë ore e nxorën nga vendi dhe e arrestuan.

Skena u filmua e gjitha nga disa tifozë që e vunë re menjëherë problemin: një burrë 47-vjeçar i drejtoi fyerje raciste Semenyo, duke e lënë të tronditur lojtarin që po përgatitej për një rimënie anësore. Arbitri Anthony Taylor zbatoi menjëherë protokollin: ndeshja u pezullua për disa minuta dhe ai njoftoi të dy trajnerët për atë që po ndodhte. Episodi i racizmit u denoncua edhe në rrjetet sociale nga të dyja skuadrat dhe policia e Merseyside raporton se tifozi i akuzuar u arrestua sot dhe do të merret në pyetje.

Burri, në karrige me rrota, ishte larguar tashmë në pjesën e dytë nga agjentët e sigurisë të pranishëm në stadium. Është episodi i radhës i turpshëm që ndodh në një fushë futbolli dhe për shkak të rasteve të tjera të ngjashme Premier League ka vendosur të veprojë ashpër kundër atyre që bëhen protagonistë të krimeve të urrejtjes, qoftë në stadium apo online. Në raste të ngjashme, tifozëve u është ndaluar hyrja në stadium dhe me shumë gjasë e njëjta gjë do të ndodhë edhe me 47-vjeçarin që fyeu Semenyo.

sfidanti.al