Panucci, kritik ndaj punës së Tares: Ky ekip nuk më entuziazmon

Ka shumë kureshtje për debutimin e Milanit të Massimiliano Allegrit. Megjithatë, në studiot e Sportmediaset, ish-mbrojtësi dhe sot opinionisti Kristian Panuçi nuk është shfaqur aspak i entuziazmuar me mënyrën se si kuqezinjtë janë përforcuar këtë verë.

“Ky Milan i ri i Allegrit nuk më po më entuziazmon,” – tha Panuçi. – “Skuadra ka humbur Theo Hernandez-in, që është mbrojtësi i majtë më i fortë në botë. Në prapavijë duhej bërë diçka më e rëndësishme se sa afrimi i De Winter. Sinqerisht, ky Milan nuk më çmend.”

Deklarata që shkojnë kundër entuziazmit të tifozëve, në një mbrëmje ku ‘San Siro’ është gati të festojë (ndeshja e Kupës ndaj Barit) nisjen e një epoke të re me Allegrin në stol dhe me përforcimet e shumta të verës.

sfidanti.al