Do të luhet dhe është përcaktuar edhe data. Përballja “kryq” mes dy stileve të sporteve luftarake do të ndodhë në 26 gusht të këtij viti në Las Vegas. Boksieri i tërhequr nga karriera, Flojd Mejuedhër Xhunior, dhe kampioni i arteve marciale të përziera, Konor Mekgregor, do të jenë sy më sy, në një duel që vlen 180 milionë USD në aspektin financiar, madje mund të vlejë edhe më shumë.
Sfida do të jetë në një ring boksi, por kuptohet Mekgregor mund të përdorë stilin e tij, ashtu si Mejuedhër është më shumë mjeshtër në boksim. Amerikani 40-vjeçar, i pathyer në karrierë, do të fitojë 100 milionë dollarë të garantuar, por do të ketë edhe përfitime të tjera, të siguruara nga televizioni Shoutajm (Shoëtime). Irlandezi Mekgregor, 26 vjeç dhe i pamposhtur deri tani do të fitojë 80 milionë dollarë, shumë më tepër sesa mendohej, veçse një pjesë e parave do të jenë për federatën e tij, UFC, e cila e lejoi të zhvillonte këtë ndeshje.
Kishte kohë që flitej për këtë luftë, me Mekgregorin që lëshoi sfidën, dhe me Mejuedhërin që negocioi gjatë përsa i përket anës financiare, përpara sesa të pranonte.
Sfidanti.al