Në vapën e gushtit, sidomos kur temperatura ka bërë “blerje” speciale në të nxehtin e Afrikës, një humor i mirë të freskon më shëndetshëm edhe sa vetë ..birra! Në të njëtën ditë, morëm një lajm të keq dhe një lajm të mirë : Egnatia pësoi 4 gola në Rrogozhinë dhe u eleminua nga Europa, kurse Dinamo gjunjëzoi Hajdukun e Splitit me 3 gola dhe u kualifikua. Batuta që lindi në këtë mbrëmje : shyqyr zotit që presidenti Duka preferoi të shikonte Egnatian dhe jo Dinamon në stadiumin e “vet” ..Arena Kombëtare, sepse Dinamo do të kishte fat tjetër..
Tifozet e kanë shpallur “ters” presidentin Duka, edhe pse ai sakrifikon në mes të gushtit, shfaqet në stadium kur duhet të ishte në mes të detit me jaht . Pyetja që lindi pas kësaj mbrëmje : pse nuk zgjodhi Dinamon ne Arena por Egnatian ne Rrogozhinë?
Presidenti, gjatë sundimit së tij të gjatë sipër topit, ka dëshmuar se është i lidhur më shumë me ekipin kampion sesa me ekipet e tjera. Pse do të thoni? Sepse e quan meritë të tij kur dikush fiton titullin kampion , pa “bamiresine” e tij nuk mund të vësh kurorën e futbollit…Pale kur mendon të “pamundurën”… dy vite me radhë kampion !
Sfidanti.al